Votimi i kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, Ruçi thërret Këshillin e Legjislacionit: Kuvendi...

Votimi i kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, Ruçi thërret Këshillin e Legjislacionit: Kuvendi nuk diskuton emrat, por…

404
0

Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi ka njoftuar sot se ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit për të diskutuar mënyrën se si do të zgjidhen kandidatët për Gjykatën Kushtetuese.

Ruçi tha se për kandidaturat nuk do të ketë debat në Parlament, ndërkohë që tha se  për shqetësimet e ngritura nga opozita e re ka kërkuar që procedura të diskutohet më parë në Këshillin e Legjislacionit.

Për këtë shqetësim ka folur dhe Rudina Hajdari, kryetarja e Grupit të Demokratëve. Ajo kërkoi nga Kuvendi të marrë më shumë kohë për votimin e kandidatëve.

“Lidhur me shqetësimin që zonja Hajdari ngre, kam kërkuar që të mblidhet Këshilli i Legjislacionit për kushtetutshmërinë dhe votimin e kandidateve. Unë thash që nuk mund të diskutohet për kandidaturat, ato janë dëgjuar dhe seleksionuar nga Komisioni i Ligjeve. Janë diskutuar nga organi emërtesës që është KED-ja që ja çon Kuvendit, s’ka të drejtë të diskutuar për profesionalizimin e kandidateve, por vetëm të votojë.

Prandaj Këshilli i Legjislacionit të gjej kohën që të mblidhet gjatë seancës dhe të shqyrtojë kërkesën që i kam bërë”, ka thënë Ruçi..