Vokshi: Rama i dha 101 mln euro kompanisë së Gjicit dhe Ndreut

Vokshi: Rama i dha 101 mln euro kompanisë së Gjicit dhe Ndreut

481
0

Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi përmes një deklaratë për media akuzon kryeministrin Edi Rama për dhënien e 101 milionë eurove për kompanitë e sigurimit të Safet Gjicit dhe Pjerin Ndreut. Vokshi shprehet se pavarësisht pretendimeve të kryeministrit Rama për mosfunksionin e sigurisë për institucionet, sipas saj e vërteta është se ai ka shpenzuar të paktën 101 milionë euro për shërbimin e sigurisë. Vokshi pretendon se me këto para po financohet fushata e lektorale e Ramës dhe pajisja me armë e krimineleve.

“Në vitet e drejtimit të vendit nga Edi Rama, qeveria ka shpenzuar nga paratë e taksapaguesve shqiptarë rreth 101 milionë euro për të paguar shërbimin e sigurisë për institucionet, të cilin Edi Rama e quajti sot një dështim.

 

Në vend që të mbajë përgjegjësi për mungesën e sigurisë në spitale dhe në institucione të tjera Edi Rama qan me lotë krokodili dhe bën me faj Kodin Penal. Shqiptarët duhet të mësojnë arsyen e vërtetë përse nuk funksionon shërbimi i sigurisë. Qëllimi i blerjes së këtij shërbimi nga qeveria nuk është siguria në spitale apo mbrojtja nga dhuna e mjekëve dhe infermierëve, por pasurimi i njerëzve të oborrit të Edi Ramës”, shprehet Vokshi.