Vogue: Era Istrefi tashmë edhe ikonë mode

Vogue: Era Istrefi tashmë edhe ikonë mode

1065
0

Era Istrei mund të rrezikonte të mbetej një këngëtare e nivelit të dytë edhe pas kontratës me Sony Music. Por këto muaj tregojnë se tek Era po investohet me premisat e një ylli. Pas intervistës me gazetarin më të famshëm të shoë biz-it në botë, Perez Hilton, Era po pushton edhe revistat e modës.

Era Istrei është intervistuar nga revista më prestigjioze e modës, legjendarja ‘Vogue’.

‘Ju prezantojmë Era Istrefin, këngëtaren nga Evropa e Lindjes me timbrin si Rihanna’, është titulli i këtij artikulli. Gazetari Mathias Rosenzweig i Vogue.com tregon sesi brenda pak kohësh kënga ‘BonBon’ u kthye në një hit edhe në Shtetet e Bashkuara, aty ku më parë Era s’kishte shance të dëgjohej.

‘Ndjekësit po më shtoheshin me mijëra çdo minutë’, tregoi Era për famën brenda natës,’Nuk po kuptoja ç’po ndodhte, ‘mos më kanë vjedhur profilin’? S’ia kisha idenë. Pastaj pashë ca postime për mua dhe për këngën ‘BonBon’; sa e bukur dhe e çmendur u dukej videoja’ Era foli edhe për krahasimet me Rihanna-n, duke pohuar se e adhuron atë por mendon se zëri i vet është ndryshe, ka të veçantën e vet.

‘Vogue’ ka vënë theksin edhe tek stili i Era Istrefit; e pyetur nga i buron shija për
veshjet ajo tha se është diçka krejt e pavetëdijshme.

‘Thjesht shikohem në pasqyrë dhe përpiqem ta plotësoj veshjen sipas perceptimit tim’, shpjegoi ajo. Dhe ka funksionuar; xhupi i saj me pellush rozë është kthyer në ikonë dhe siç vëren Vogue, njerëzit janë të fiksuar me stilin e saj.

Era e mbylli duke thënë se tek vetja vlerëson shumë këmbënguljen, pasi me këmbëngulje ka arritur këtu ku është.

‘Sa herë që këmbëngul, nuk heq dorë, e gjej suksesin. Pavarësisht sa i paarritshëm mund të duket qëllimi. Këmbëngulja është çelësi i suksesit./Anabel

8feb9b2baae4ff3b867e911b5fe29144

Shperndaje