Vogëlushja 11-vjeçare ka botuar plot 4 libra artistikë

Vogëlushja 11-vjeçare ka botuar plot 4 libra artistikë

396
0

Ministrja e Arsimit Rinisë dhe Sporteve Besa Shahini,  ka pritur sot në zyrën e saj një mysafire të veçantë.

Sibora është vetëm 11 vjeçe dhe ka botuar plot 4 libra artistikë. Ajo ka fituar disa çmime të para në konkurse brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, ministrja i uron suksese Siborës së vogël.

Statusi i plotë:

Sot kisha një mysafire të veçantë në zyrën time, Siborën. Ajo është vetëm 11 vjeçe dhe deri më tani ka botuar 4 libra artistikë.

Me talentin e saj, shoqja ime e vogël ka bërë #krenare familjen dhe shkollën e saj duke u vlerësuar gjithmonë me çmime të para në konkurse brenda dhe jashtë Shqipërisë .

Të ectë pena Sibora dhe shumë suksese!