Vlonjatja ‘kap mat’ Ramën, Kryeministri: Eja në vete (FOTO)

Vlonjatja ‘kap mat’ Ramën, Kryeministri: Eja në vete (FOTO)

525
0

Ligji i importit të mbajtjeve që kaloj ditën e djeshme në Parlament ka irrituar qyetarët, të cilët i janë vërsulur profilit në Facebook të kryeministrit Edi Rama, duke e kritikuar atë.

Një qytetare nga Vlora i ka shkruar kryeministrit, duke i bërë një pyetjet të thjeshtë dhe logjike. Por, ajo ka marrë një përgjigje të gjatë nga kryeministri, ku nuk ka munguar as thirrja ndaj saj që të vijë në vete.

Ja biseda jo shumë e qetë e Ramës me qytetaren nga Vlora:

Qytetarja- Nëse importimi dhe përpunimi i plehrave (apo mbetjeve, siç i quajnë intelektuhalet) është një biznes kaq fitimprurës për ekonominë, si shpjegohet bujaria e të huajve që ia dhurojnë Shqipërisë plehrat e tyre të mrekullueshme?

Rama- E nderuar zonje! Mbetjet e gjelberta nuk t’i dhuron askush! Ato seleksionohen ne çdo vend normal, ku qytetaret nuk hedhin gjithçka ne nje kazan apo rrugeve dhe blihen nga industria e lehte ricikluese! Edhe industria e lehte ricikluese ne Shqiperi, e cila eshte ne hapat e saj te pare, i blen mbetjet e gjelberta qe importon dhe paguan 100 lek takse per çdo kilogram! Kjo eshte arsyeja qe ne Shqiperi eshte ende shume e veshtire mbledhja, sepse s’kemi proces ndarjeje ne burim dhe grumbullimi per riciklim! Kete te dyten industria jone e lehte ricikluese ka filluar ta beje, por eshte tmerrsisht e veshtire pikerisht sepse ne s’kemi ndarje ne burim (dmth ne kazanet e plehrave) dhe prandaj e ka te pamundur te mbijetoje, duke rrezikuar falimentimin! Pra, ejani ne vete dhe mos degjoni manipulatoret profesioniste qe luajne me frikerat e njerezve, sepse ndryshe s’do e kishte kete ligj as Kosova e rajoni dhe Bashkimi Europian po e po! Ky ligj ben pikerisht te mundura gjerat qe kam shkruar me lart. Te tjerat jane petulla politike… /Gazeta Express/