Milani ka zyrtarizuar divorcin me Marko Xhampaolon. Klubi kuqezi ka njoftuar shkëputjen e marrëdhënieve me trajnerin pas vetëm 7 javësh kampionat, duke e bërë teknikun e lindur në Belizona, të parin në historinë e tij shumëvjeçare që shkarkohet kaq herët.
“AC Milan komunikon se ka shkarkuar nga detyra e trajnerit të skuadrës së parë Marko Xhampaolon. Klubi dëshiron të falënderojë Markon për punën e kryer deri më tani dhe i uron sukseset më të mira profesionale,” shkruan skuadra kuqezi.
Aktualisht pritet njoftimi i radhës, ai i emërmit të Stefano Piolit në krye të ekipit, i cili fitoi balotazhin me Luciano Spaletin.