Vjedhja e bazës ushtarake, FA: Akt i shëmtuar, përgjegjësit do ndëshkohen

Vjedhja e bazës ushtarake, FA: Akt i shëmtuar, përgjegjësit do ndëshkohen

365
0

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka dënuar vjedhjen e ndodhur në bazën ushtarake të Pashalimanit. Në një deklaratë për mediat, FA thotë se kjo është një ngjarje e shëmtuar. “Që prej momentit të parë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, përmes të gjitha strukturave të tij vartëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, Policinë e Shtetit nisi zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, brenda Bazës së Pashalimanit”, thuhet një njoftim. Ndërkohë Policia Ushtarake referoi dokumentat për ndjekje penale në Prokurinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të 5 personave: “Për shkelje të rregullave të shërbimit në objektetet e rëndësishme” si dhe u referuan materiale për veprën penale “Vjedhje”. Ndërkohë FA thonë se hetimi administrativ i nisur nga SHPFA po vijon dhe po merren të gjitha masat, që çdo person përgjegjës të ndëshkohet për çdo veprim apo mosveprim të tij, sipas ligjeve në fuqi. “Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dënon aktin por në të njëjtën kohë siguron se, ky rast sporadik, nuk ka dëmtuar sigurinë, gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës Detare. Theksojmë edhe një herë se, papërgjeshmëria e ndonjë individi, qofshin ata efektivë të FA, nuk mund të njollosë figurën, modelin e përkushtuar dhe sakrificën e efektivëve të Forcës së Armatosur Shqiptare”, mbyllet reagimi.