Vizë në SHBA/ Çfarë thotë njoftimi i Ambasadës Amerikane? Duhet ta lexoni…...

Vizë në SHBA/ Çfarë thotë njoftimi i Ambasadës Amerikane? Duhet ta lexoni… [FOTO]

219
0

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm, për të gjithë ata qytetarë që duan të marrin një vizë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një njoftim në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA në Tiranë, thuhet se kur të paraqiteni në intervistën për vizë, duhet të keni me vete vetëm pasaportën tuaj, formularin e konfirmimit DS-160 dhe formularët e tjerë të kërkuar.

“Kur të vini në Ambasadë për intervistën tuaj për vizë, lërini çantat e mëdha në shtëpi. Ejani vetëm me pasaportën tuaj, formularin e konfirmimit DS-160 dhe formularët e tjerë të kërkuar. Gjithashtu, sigurohuni që të hiqni gjithçka nga xhepat përpara se të hyni në ndërtesë. #pyetanen”,- thuhet në njoftim.