Vishuni mirë para se të dilni, ja si do të jenë temperaturat...

Vishuni mirë para se të dilni, ja si do të jenë temperaturat sot në vend

326
0

Ditën e sotme mbetemi në ndikimin e vlerave të larta barike duke bërë që deri në mesditë moti të jetë me kthjellime e vranësira të lehta.

 

Ndërsa pasditja dhe në vijim kemi shpeshtim të vranësirave në zonat përgjatë kufirit Lindor por pa reshje.

 

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë të ulen në mëngjes por mesdita sjellë rritje duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -10°C deri në 11-12°C.

 

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det, me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim deri 4 ballë.