Virusi koronavirus në Kinë, shkon në 41 numri i viktimave

Virusi koronavirus në Kinë, shkon në 41 numri i viktimave

427
0

Ka shkuar në 41 numri i të vdekurve nga koronavirusi në provincën Hubei në Kinë.

 

Ndërsa zyrtarisht të prekur nga ky virus vdekjeprurës janë 1287 persona në Kinë.

 

Ndërkohë Kina kishte nisur aktivitetet për të festuar Vitin e Ri Hënor, por që shumë prej tyre janë anulluar.

 

Kujtojmë që virusi është përhapur edhe në Europë tashmë, ku në Francë janë shënuar 3 persona të infektuar me virusin kinez.

 

Virusi besohet se e ka origjinën në një treg të ushqimeve të qytetin portual kinez Ëuhan. Ky virus si edhe koronaviruset e tjera besohet se është transmetuar te njeriu nga kafshët. Shumica e të infektuarve ose punonin ose kanë shkuar për të blerë në tregun kinez që shet kafshë të gjalla. Edhe më parë ka pasur viruse që janë trasmetuar nga kafshët tek njerzit siç ishte virusi Ebola.