“Virozë sezonale me prekje të traktit tretës”, Instituti i Shëndetit Publik flet...

“Virozë sezonale me prekje të traktit tretës”, Instituti i Shëndetit Publik flet për analizat e kryera. Sa raste rezultuan me salmonelë: Kujdes higjienën personale dhe…

360
0

 

Perballe shqetesimit te shume pacienteve te paraqitur me probleme kryesisht ne traktin tretes, Instituti i Shëndetit Publik ka sqaruar se kemi te bejme me nje virozë sezonale me prekje të traktit tretës, e per fat nuk kemi evidencë për përhapje të salmonelës.

 

 

“Instituti i Shëndetit Publik sqaron se, nga analizat e kryera deri tani ne mostrat e marra ne paciente me shqetesime dhe shenja te traktit tretes, nga të gjithë rastet e ekzaminuara, vetëm 5 raste kanë rezultuar me salmonelë, pra nuk rezulton evidencë për përhapje të këtij bakteri”- thuhet ne reagimin e ISHP-se.

 

Sipas të dhënave të IShP, nga analizat e mostrave të marra, rezulton se situata e ndodhur lidhet me temperaturat e larta, situatë e zakonshme sezonale, e krahasueshme me vitet pararendëse.

 

“Shtrimet ne sherbimin infektiv janë shumë të ulëta në raport me numrin e rasteve të paraqitura dhe fluksi aktualisht në kete spital ka rënie të konsiderueshme”- thuhet me tej ne reagim, ndersa garantohet se: Instituti i Shëndetit Publik do të vijojë monitorimin e situatës, duke ritheksuar se rastet e shfaqura janë normale për sezonin dhe temperaturat aktuale dhe rekomandon zbatimin rigoroz te higjienes personale dhe kerkimin e ndihmes mjekesore ne rast te shqetesime te kesaj natyre.