Vinoterapia: Sekreti i damave të epokës së Rilindjes për lëkurë magjepsëse

Vinoterapia: Sekreti i damave të epokës së Rilindjes për lëkurë magjepsëse

336
0

Vinoterapia: Sekreti i damave të epokës së Rilindjes për lëkurë magjepsëse

Vinoterapia së bashku me trajtimet kozmetike që përdorin verën e kuqe dhe mushtin, shfrytëzojnë fuqitë antioksiduese, detoksifikuese dhe tonifikuese të rrushit në përkujdesjen për lëkurën. Gjethet e rrushit, vera dhe mushti luftojnë plakjen e lëkurës dhe favorizojnë mikroqarkullimi. Ja pse përdorimi i tyre në trajtimet kundra plakjes është një ide brilante për shëndetin e lëkurës.

Çfarë është vinoterapia

Origjina e vinoterapisë është antike. Arabët dhe romakët i njihnin përfitimet e trajtimit të lëkurës me bazë verën. Damat e Rilindjes përdornin përbërje me musht për të trajtuar rrudhat. Në kohët moderne, përdorimi i verës në kozmetikë ka filluar të aplikohet në Francë për t’u ndjekur më pas dhe nga vende të tjera, duke u kthyer në një tendencë shumë të përhapur në botën e bukurisë.

Përfitimet e vinoterapisë

Problemet me elasticitetin dhe hidratimin e lëkurës, vështirësitë në mirkoqarkullim dhe plakja qelizore janë elemente që mund të luftohen nga vinoterapia. Rrushi jo më kot njihet si bima e jetës. Kokrrat e tij janë të pasura me vitamina A dhe C, si dhe kripëra minerale, aleate të lëkurës. Nga farat e tij mund të përgatitet një vaj me veti antioksidante dhe ushqyese. Gjethet e rrushit përmbajnë taninë dhe substanca që stimulojnë qarkullimin në lëkurë.

Kozmetikë e përgatitur vetë me bazë vere

Nuk është nevoja t’u nënshtroheni trajtimeve në qendra estetike për të përfituar nga benefitet e verës dhe rrushit në lëkurë. Produkte kozmetike me bazë verën mund të përgatiten edhe në shtëpi, duke kursyer para.

  1. Për një maskë anti-rrudhë për fytyrën duhen:
  2. Një lugë gjelle argjilë e bardhë
  3. Pak verë e kuqe
  4. Një lugë kafeje pluhur rrushi

 

Përbërësit duhen përzier së bashku, derisa të përftohet një krem i trashë pa kokrriza. Duhet aplikuar më pas në fytyrë duke shmangur zonën e syve. Maska duhet lënë çerek ore në fytyrë para se të lahet dhe të vazhdohet më tej me rutinën  e bukurisë.