Vilson Sinishtaj: Malësia nuk përçahet, të gjithë për Forumin shqiptar!

Vilson Sinishtaj: Malësia nuk përçahet, të gjithë për Forumin shqiptar!

338
0

Veprimtari i shquar e atdhetari Vilson Sinishtaj, kryetar i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”, ka zhvilluar polemikë të ashpër me Gjokajn e DPS-it malazias, shef i shërbimit për mbrojtjen e të dhënave në Malin e Zi.

” Lista juaj ka shitur mandatin dhe votat Shqiptare knjazit dhe ju po i kërkoni përsëri për t’i shitur. Bartësi i listes suaj në vitin 2019 haptas dilte për knjazin (DPS) dhe kunder shqiptarëve të bashkuar”, ka shkruar Sinishtaj.

 

Postimi i plotë i z. Vilson Sinishtaj:

 

I “nderuar” Shef Sherbimi, ju quaj me këtë emër sepse është pozita juaj në punë (shiko dokumentin më poshtë), por edhe pse nuk pata dëshirë të përziej me të tjerët e fisit tënd, sepse është një fis i nderuar i Grudës, patriot atdhetarë, intelektual, njerëz me merita të lashta, por ti nuk je i tillë!

Juve ja u kanë besuar dokumentat më sekrete të shtetit të knjazit dhe si i tillë je njeriu më i besueshëm i knjazit, këto janë fakte jo shpifje.

Ju, i “nderuar”, keni shitur votën e popullit për të ngritur pozitën tuaj në sherbim, fakt jo shpifje.

Ju, përçarjen e keni profesion dhe urdhër, ne në diasporë, se paku unë asnjeherë nuk kemi përçarë, por përkundrazi kemi bashkuar.

Sa i përket shpifjeve që ju më bëni mua, nuk mund të më bëni koleg sepse ju keni dosjet, keni lejën time t’i hapni timen, të babës, gjyshit dhe sterrgjyshit por agjenta aty nuk gjë, shokë tuaj aty nuk gjë dhe kot mundohesh të na barazosh me vetën.

Tash tek politika:

Lista juaj ka shitur mandatin dhe votat Shqiptare knjazit dhe ju po i kërkoni përsëri për t’i shitur.

Bartësi i listes suaj në vitin 2019 haptas dilte për knjazin (DPS) dhe kunder shqiptarëve të bashkuar (shikoni foton).

E si t’ju konsidëroj juve diaspora përveç një punëtor i shërbimit që detyrë ka përçarjën e Malesisë që i huaji ta sundojë.

Ju që merreni me fëmijë të politikanëve, krijoni shpifje për diasporën dhe që hapni parolla fallco për përbërjen fetare të punonjësve në administratën e Komunës, ju nuk meritoni gjë tjetër vetëm një vulë të zezë në ballë.

 

Rrnoft Shqypnia 🇦🇱🇦🇱🇦🇱