Vijon rritja e pagesave të dëmeve në tregun e sigurimeve

Vijon rritja e pagesave të dëmeve në tregun e sigurimeve

551
0

Rreth 1.5 miliardë lekë dëme u paguan nga tregu i sigurimeve për 3-mujorin e pare të vitit 2019, duke shënuar një rritje me 11.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.  Pjesa më e madhe e dëmeve janë paguar në sigurimin e Jo-Jetës, 1.44 miliardë lekë, ndërsa 60 milionë lekë u paguan në sigurimin e Jetës. Në të njëjtën kohë, numri i dëmeve të paguara gjatë periudhës janar-mars 2019 u rrit me 421 dhe arriti shifrën 10,939 nga të cilat 10,442 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 497 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës. Pagesa e dëmeve në tregun e sigurimeve ka ndjekur tendencën me të cilën u mbyll viti 2018, ku u paguan rreth 7 miliardë lekë, ose 26.2% më shumë se në vitin 2017, duke shënuar kështu shifrën më të lartë të dëmeve të paguara ndonjëherë në tregun e sigurimeve.  Në grafikun shoqërues paraqiten të dhëna për pagesën e dëmeve në tregun e sigurimeve në 4 vitet e fundit.