“Vija është e kuqe flakë”, Meta i përgjigjet Ramës: Unë nuk kam...

“Vija është e kuqe flakë”, Meta i përgjigjet Ramës: Unë nuk kam ndërmend të tallem

489
0

 

 

Vetem pak pas deklarates se bere nga kryeministri Rama, qe ironizoi me kreun e shtetit, duke perdorur batuten “Më kujton atë që ju kam thënë me parë Xhike Qamilin që thoshte që sa të kem këtë e atë katund s’pyes për Francën e Italinë”, reagon presidenti Ilir Meta.

Me nje video te postuar ne faqen e tij ne Facebook, Meta nenvizon prere vijen e kuqe, qe sipas tij eshte Gjykata Kushtetuese.

“Une nuk kam ndermend te tallem me Kushtetuten, boll jane tallur me Kushtetuten qe u votua me konsensus. Tek  Gjykata Kushtetuese  vija eshte e kuqe dhe eshte e kuqe flake”-thekson Meta.

Kujtojme se replikat ne distance vijne vetem nje dite, pasi kreu i shtetit Ilir Meta paralajmëroi se me një dekret mund të shpërndante Parlamentin.

Çfarë tha Meta

Ilir Meta një ditë më parë tha se Parlamenti mund të shpërndahet me një dekret, duke thënë se Presidenti është garanti i Kushtetutës.

“Mendoj se jam shumë i qartë. Garante e Kushtetutës, e padiskutueshme në Republikën e Shqipërisë dhe sipas Kushtetutës është Gjykata Kushtetuese.

Pastaj është Presidenti e kështu me radhë, por Gjykata Kushtetuese është mbi të gjithë. Parlamenti, a shpërndahet me një dekret? Me një dekret shpërndahet. Se në çfarë rrethanash dhe si, kjo është çështje tjetër. Presidenti, a shkarkohet? Shkarkohet nga një parlament legjitim dhe njëkohësisht kush e shkarkon? Në fund fare e shkarkon përsëri Gjykata Kushtetuese. Pra dhe Gjykata Kushtetuese është më e rëndësishme se vetë Presidenti. Qeveria, a rrëzohet? Me një mocion mosbesimi. Shikojeni, lexojeni Kushtetutën, rrëzohet shumë kollaj, nuk po flas për gjëra të tjera.

Nuk ka më Gjykatë Kushtetuese. Dhe këtu nuk luhet. Këtu është vijë e kuqe për të gjithë, për cilindo, sepse kjo është e vetmja që mund të mbrojë popullin shqiptar, interesat kombëtare dhe shtetërore. Sepse një gjykatë e zgjedhur në mënyrë antikushtetuese, të paligjshme, në mënyrë mafioze, kërcënon seriozisht interesat shtetërore, kombëtare dhe aq më tepër të drejtat demokratike, të drejtat kushtetuese të të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë”, u shpreh ai.