VIDEO/Tepër mallëngjyese: Tahiri përcjell djalin e policit të vrarë, në ditën e...

VIDEO/Tepër mallëngjyese: Tahiri përcjell djalin e policit të vrarë, në ditën e parë të shkollës

578
0

14729044021472831822_toro2Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka shpërndarë një video në profilin tij në Facebook nga momenti i surprizës që i ka bërë sot djalit të Ardian Kodrës, efektivit të vrarë pak ditë më parë në një operacion në Lezhë.

Suardi, sot i kishte kërkuar një shokut të babait të tij që ta shoqëronte në ditën ë e parë të shkollës.

Por, për ta bërë surprizën me të këndshme, si dhe për t’i dhënë mbështetje dhe ngrohtësi kanë menduar ministri Tahiri dhe ish-kolegët e të atit, të cilët së bashku kanë shkuar tek shkolla e tij duke e pritur për ta shoqëruar më pas në klasë.

Kanë qenë momente vërtet prekëse, si për Suardin po ashtu edhe për efektivët e FNSH-së të cilët humbën kolegun e tyre në krye të detyrës.

Një nga momentet më emocionuese ka qenë plotësimi i dëshirës së Ardianit për djalin e tij, Suardin. Ai i kishte premtuar një laptop, por që kurrë nuk mundi që t’ia blinte.

Këtë amanet i’a kanë plotësuar shokët e tij të FNSH-së, të cilët i kanë dhuruar Suardit  laptopin që i kishte premtuar i ati.

Ardian Kodra humbi jetën gjatë një operacioni për kapjen David Qoses, person ky që kishte terrorizuar fshatin duke qëlluar me armë. Vetëm më ndërhyrje e forcave speciale RENEA u bë i mundur arrestimi i tij.