Videoja tronditëse: Trajneri shqiptar dhunon futbollistët e vegjël!

Videoja tronditëse: Trajneri shqiptar dhunon futbollistët e vegjël!

303
0

Një video skandaloze, ku trajneri i Laçit U-17, ushtron dhunë fizike mbi futbollistët e vegjël të ekipit të tij, po bën xhiron e internetit.

 

Trajneri, Ndue Tarazhi shfaqet teksa godet djemtë vetëm sepse humbën ndeshjen! Futbollistët qëndrojnë të ulur dhe me kokat poshtë, ndërkohë që ai i nervozuar i godet dhe ofendon pa u menduar dy herë.

 

Fillimisht, asnjë prej djemve nuk reagon, ndërkohë që trajneri vijon t’i ofendojë duke i ushtruar dhunë psikologjike të tipit: “S’ju vjen tup, humbët për fajin tuaj!”

 

 

Siç mund ta shihni në videon e publikuar nga Report Tv, Tarazhi i godet djemtë mbi kokë dhe duket se nuk është hera e parë që e bën këtë.

 

Në momentin që i drejtohet njëri prej djemve për t’i thënë se prej fajit të tij skuadra kundërshtare bëri dy gola, ky i fundit reagoi duke u çuar në këmbë i nervozuar.

 

Videoja skandaloze mbyllet sërish me trajnerin që i thotë: “Ulu aty se të marr shpirtin!”