VIDEO TMERRUESE/ Nëna me dy fëmijë shtyn të moshuarën përpara autobusit në...

VIDEO TMERRUESE/ Nëna me dy fëmijë shtyn të moshuarën përpara autobusit në lëvizje

492
0

Pamjet e mësipërme janë shkëputur nga një incident i rëndë që ka ndodhur në Londër, ku një nënë me dy fëmijë ka shtyrë një të moshuar përpara autobusit. Metro raporton se mes nënës dhe të moshuarës, e cila është rreth të 60-tave kishte ndodhur një ‘përplasje’ pak përpara momentit të tmerrshëm në stacionin e autobusit. Teksa të dyja po prisnin që të ndizej drita e trafikut dhe ato të lëviznin, gruaja me ngjyrë e ka shtyrë të moshuarën përpara autobusit, por fatmirësisht ajo ka shpëtuar pasi u përplas me derën. 60 vjeçarja u përplas në pjesën e derës së pasagjerëve, disa centimetra larg pjesës së parme të autobusit, e cila mund të kishte qenë dhe fatale. E moshuara u ndihmua menjëherë nga kalimtarët e rastësishëm, ndërsa pësoi dëmtime në këmbë dhe prerje në pjesën e kokës. Policia ka bërë publike pamjet për të gjetur gruan e cila kreu veprimin e rëndë, i cili mund ti kishte marrë dhe jetën të moshuarës.