Video: Thellohet skandali i drejtoreshës që të hedh në rrugë

Video: Thellohet skandali i drejtoreshës që të hedh në rrugë

597
0

Pak ditë më parë “Stop” transmetoi rastin e abuzimit të drejtoreshës së Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve numër 2, Zhanina Dapi. Zonja Dapi, pa asnjë argument ligjor, hoqi nga puna specialisten e auditit, Elisabeta Gjoka. Por duket se Gjoka nuk është e vetmja e hedhur në rrugë pa motivacion. Edhe 4 punonjës të tjerë denoncojnë në “Stop” arbitraritetin e drejtoreshës. Aranit Hasanbelliu, ish-kryetar i degës së hotelerisë, Marjeta Neziri, ish-punonjëse e terreneve sportive, Ervis Qose, ish-përgjegjës Sektori i Gjelbërimit dhe Vera Ismaili, ish-punonjëse e lavanterisë thonë se janë hequr nga puna pa motivacion, edhe pse i plotësojnë të gjitha kriteret ligjore. Janë katër ish-punonjës pas denoncueses së parë që kanë ikur nga puna, me motivacione më absurde. Arbirtrariteti i drejtueses së Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve numër 2, Zhanina Dapi nuk përfundon me kaq, përsa u përket shkarkimeve pa motivacion, sepse specialistja e auditit Elisabeta Gjoka nuk ishte e vetmja.