Video/ Takimi i dy 5-vjeçarëve i ka emocionuar të gjithë

Video/ Takimi i dy 5-vjeçarëve i ka emocionuar të gjithë

621
0

3857b56400000578-3788744-image-a-22_1473854978824Ky është momenti mjaft prekës i dy 5-vjeçarëve të cilët ribashkohen pas më shumë se një viti që ishin ndarë.

Shokët pesëvjeçarë nuk ishin parë për plot 17 muaj, pasi  familja e vajzës kishte shkuar të jetojë në një vend tjetër, ku babai i saj ishte bërë pjesë e ushtrisë.

Por nënat e fëmijëve të cilët ishin rritur sëbashku e kishin planifikuar në fshehtësi takimin pa ju treguar atyre asgjë.

Fëmijët janë takuar në një aeroport të SHBA-së. Vajza sapo ka parë shokun e saj, ka vrapuar drejt tij dhe e ka përqafuar me mall. Fillimisht shoku i saj është treguar indiferent, por më pas ishte e pamundur që ata të shkëputeshin nga krahët e njëri-tjetrit.

 

Ky moment mjaft emocionues  i takimit të tyre që është shpërndarë në internet  duke marrë mijëra klikime është filmuar nga nënat e dy fëmijëve./tvklan.al