Video-Stop/QSUT s’ka Interferon, farmacisti: Të filmojnë, të bëjnë gropën

Video-Stop/QSUT s’ka Interferon, farmacisti: Të filmojnë, të bëjnë gropën

471
0

Disa qytetarë kanë denoncuar në “Stop” mungesën prej një muaji të medikamentit Interferon 18 MIU, që përdoret për pacientët e prekur nga melanoma, ose kanceri i lëkurës. Një grua tregon se i shoqi është operuar me këtë problem dhe duhet të kurohet për 6 muaj me Interferon, por kura është ndërprerë, pasi nuk ka medikament në Onkologjikun e QSUT-së. Medikamenti në fjalë është për përdorim spitalor dhe zonja nuk ka mundur ta gjejë as privatisht. Në 9 farmaci deklarojnë, se Interferoni nuk gjendet dhe nuk lejohet të tregtohet në farmaci private. Pas shumë kërkimesh medikamenti gjendet në farmacinë “VIP” me 100 mijë lekë të vjetra, nga 230 mijë lekë që kushton, për shkak se është afër skadencës. “Prej 1 muaji gjej sorollatje në spitalin Onkologjik. Im shoq është bërë operacion dhe është diagnostikuar me melanomë. Që prej 4 muajsh e gjysmë, ai trajtohet me këtë mjekim. Nga 1 muaj ky mjekim është ndërprerë dhe nuk po gjejmë dot zgjidhje. Si medikament nuk duhet të ishte ndërprerë asnjë ditë”, tregon denoncuesja për emisionin “Stop”. Ajo shprehet se është interesuar si tek Spitali Onkologjik, tek depo farmaceutike, tek drejtoria e spitalit, por pa mundur të gjejë zgjidhje. Pas shumë kërkimesh, qytetarja arriti ta gjente medikamentin që kërkonte në një farmaci. Aty i thanë se vërtetë ilaçi është për përdorim spitalor, por mund të pyesnin në depo. Në fakt Interferon 18 MIU gjendej në depo dhe për të shuar ngurimin që kishin për t’ia shitur qytetares ilaçin, farmacisti foli pikërisht me mjeken që trajtonte bashkëshortin e saj. Kamera e fshehtë gjithashtu zbuloi se si shiten nën dorë pa pullë medikamente që janë vetëm për përodorim spitalor. Farmacia që e ka këtë medikament ndodhet pranë Pediatrisë së QSUT-së. Po kështu vihet re frika e farmacistit për ta tregtuar i cili i thotë të afërmes së pacientit: “Ka dhe njerëz, që vijnë të filmojnë e të bëjnë gropën”./Ri-De

Burimi: Tv Klan