Video/”S’jemi kriminelë”, shemben mes ulërimave ndërtesat në Jalë

Video/”S’jemi kriminelë”, shemben mes ulërimave ndërtesat në Jalë

371
0

Me dhjetëra forca policie kanë zbarkuar sot në Jalë në ndihmë të IKMT-së që po shemb 9 objekte pa leje buzë detit. Aksioni ka ndeshur në kundërshtinë e banorëve të zonës. Ata shprehen se janë me dokumente dhe po i nxjerrin me dhunë nga banesat e tyre. Në pamjet më poshtë shihet konfrontimi i disa banoreve me forcat e policisë.

 

 

Nje banore ka refuzuar të zbresë nga prona, por më pas është nxjerrë me dhunë nga policia. “Jemi me dokumente të rregullta dhe duan te na nxjerrin me dhunë nga prona e jone. Kemi bërë mbivendosje mbi pronën tonë dhe çështjen e kemi apeluar. Tani presim vendimin e gjykatës. Nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar për aksionin, por na kanë njoftuar vetëm me gojë”- shprehen banorët. Sipas IKMT, ky është një aksion i cili ishte paralajmëruar më parë dhe banorët janë njoftuar. Po sipas IKMT-së banesat dhe objektet e tjera të biznesit nuk janë legalizuar dhe do të shemben në çdo mënyrë. Pamjet e News 24 nga aksioni i IKMT-se, perplasja e policise me banoret: