Video/ Shikoni se si Policia i gjeti “Vetëvendosjes” bomba me molotov

Video/ Shikoni se si Policia i gjeti “Vetëvendosjes” bomba me molotov

622
0

bombaaa-2-550x231

Një aksion i plotë ku u gjetën dhe konfiskuan koktej molotovi dhe mjete të dyshimta u zhvillua nga policia e Kosovës më 1 shtator.

Në xhirimet e Rubrikës “Policia” të Emisionit “Drejtësia në Kosovë” shihet aksioni i zbulimit të molotovëve nga fillimi deri në fund.

Njësia Speciale e Policisë në bazë të disa informatave niset me makinat e saj drejt vendit ku dyshohet se mbahen molotovët dhe mjetet tjera të dyshimta.

Në Skënderaj bastiset një shtëpi, konfiskohet një armë.

Pastaj policët thyejnë dyert e garazheve në Lagjen “Dardania” të Prishtinës pasi ato janë të mbyllura, ndërsa zbulojnë brenda tyre koktej të përgatitur molotovi, vaj të zi dhe benzinë të përpunuar.