VIDEO/ Rikthehet “Beatles”

VIDEO/ Rikthehet “Beatles”

423
0

rr-10

Është tashme në sallat e kinemasë botërore filmi event i regjisorit të vlerësuar me Oskar, Ron Howard, mbi katër djemtë e Liverpulit që pushtuan botën, “The Beatles – Eight days a week”.

Në film, tregohen sipërmarrjet e grupit nga ditët e para në koncertet që kanë bërë historinë e muzikës, nga koha e “Cavern Club” të Liverpulit deri në historikun “Candlestick Park” të San Franciskos.

Ky film është historia se si John Lennon, Paul McCartney, George Harrison dhe Ringo Starr u bashkuan duke u shndërruar në atë fenomen të jashtëzakonshëm që të gjithë i njohim si “The Beatles”.

Një tregim me bashkëpunimin e plotë të Paul McCartney, Ringo Starr, Yoko Ono Lennon e Olivia Harrison, i përbërë nga filmime të çmuara dhe të rralla, që eksploron mbrapaskenën e grupit, mënyrën se si merrnin vendimet, se si krijonin muzikën e tyre dhe ndërtonin sëbashku karrierën e tyre. Filmi tregon një personalitet të pabesueshëm dhe dhuntinë muzikore të jashtëzakonshme që karakterizon secilin prej tyre.

Fituesi i “Gremmy”, Nigel Sinclair i “White Horse Pictures”, Scott Pascucci ffitues i “Academy Award”, fituesi i “Emmy” Brian Grazer i “Imagine Entertainment” janë producentët e filmit. Howard Jeff Jones dhe Jonathan Clyde të “Apple Corps Ltd”, janë prdoucentët eskluziv bashkë me Michael Rosenberg, Guy East dhe Nicholas Ferrall.

Shperndaje