Video që nxisnin urrejtje, YouTube merr një vendim

Video që nxisnin urrejtje, YouTube merr një vendim

377
0

Kompania YouTube vetëm në  tremujorin e fundit  ka hequr me shumë se 100 mijë video që nxisnin urrejtjen. Sipas  të dhënave të përfshira në një njoftimi zyrtar nga Google ka hequr  pesë herë më shumë se tremujori i kaluar,

“Në tremujorin e dytë të 2019 numri i komenteve të hequra pothuajse është dyfishuar në mbi 500 milionë, pjesërisht për shkak të një rritje të madhe të gjuhës së urrejtjes’’, shpjegon Google, transmeton ATSH.

Ndërkohë që në ”Në 18 muajt e fundit, YouTube ka fshirë video me përmbajtje urrejtjeje. Mbi 87% e nëntë milionë videove të hequra në tremujorin e dytë të vitit 2019 u raportuan së pari nga sistemet e automatizuara të YouTube”, shtoi kompania.