VIDEO/ Prindi debat live me zyrtarin e Ministrisë: Si nuk të vjen...

VIDEO/ Prindi debat live me zyrtarin e Ministrisë: Si nuk të vjen keq, vajza ime ngeli pa shkollë…

571
0

344-2

Skema e re e Ministrisë së Arsimit ka krijuar një kaos për maturantët të cilët aplikojnë për të ndjekur studimet në Universitet. Shumë maturantë ankohen se nuk kanë fituar degën që kanë zgjedhur, edhe pse mesatarja e tyre ka qenë shumë e lartë.

Prindi i një nxënësi, gjatë debatit të sotëm në emisionin “Opinion” ka reaguar kundër Sekretarit të Ministrisë së Arsimit Plarent Ndreca që ishte i ftuar në emision.

Prindi ka treguar dëftesën e gjimnazit të vajzës së tij ekselente, e megjithatë maturantja ka humbur mundësinë për të shkuar në Universitet.

Sipas babait, vajza e tij me mesatare të lartë e nota 10 në shkencat ekzakte, ka mbetur pa shkollë ndërkohë që moshatarët e saj me nota 6, kanë fituar të drejtën.

“Si nuk i vjen keq këtij Sekretarit të Përgjithshëm që thotë se vajza ime nuk është ekselente. Pse e bënë atë takim Kryeministri me studentët, pse bën diversion ai?  Si nuk ka ankime nga maturantët kur të gjithë do aplikojnë në raundin e dytë?”, tha prindi.