VIDEO/ Prekëse, lypësi shqiptar dhuron lekë për fëmijët dhe nënat në nevojë

VIDEO/ Prekëse, lypësi shqiptar dhuron lekë për fëmijët dhe nënat në nevojë

521
0

lypesiAta enden rrugëve, flenë në parqe ose në strehët e pallateve dhe banesave, duke kërkuar para për të jetuar. Por një prej tyre, ka dhuruar para për bamirësi që një fëmijë i sapo lindur të jetojë.

Kjo është një histori sa humane dhe e rrallë kur një person në situatë rruge, i prezantuar si Ermiri, ka dhuruar 1000 lekë në fondacionin spitalor të nënës dhe fëmijës në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Kartëmonedhat janë të vjetra, të grisura nga mbledhja e shkujdesur në xhepin e tij. Samira Tafili, ka qenë në shërbim në biznesin social pranë këtij maternitetit dhe e përshkruan kështu gjestin human të tij.

Tafili: Ishte mbrëmje rreth orës 20:00, duke i shërbyer një klienti. Erdhi dikush nga jashtë dhe donte një shishe ujë. Pasi pagoi ujin, ai nxori nga xhepi disa të holla rreth 10 mijë lekë të vjetra, por për çudi nuk ishte një njeri i zakonshëm, por dikush që jetonte në rrugë. Dhe mbijetesën e vet e krijonte duke mbledhur nga përshtypja që më la. U emocionova dhe më pas kërkoi se ku mund t’i linte. Pas më dha zarfin, shkruajti: Unë jam Ermiri dhe ju lutem jepjani këto lekët një nëne që është në nevojë dhe një fëmije që sapo ka lindur.

Shkrimi vështirë të lexohet në këtë zarf, por mesazhi i përcjellë tek punonjësi i fondacionit; ishte që nënat të mos braktisin fëmijët duke i hedhur në kontienerë mbetjesh.

Tafili: Ju lutem këto lekë çojani lart një fëmije që sapo ka lindur dhe një nëne në nevojë sepse do t’i duhet që fëmijët e tyre të mos i braktisin dhe të mos i hedhin në kazanin e plehrave.

Paratë dhe pakot që mblidhen në fondacionin spitalor të  Nënës dhe Fëmijës në këtë maternitet shkojnë për familjet e varfra që sjellin në jetë një foshnje, ose tek fëmijët e braktisur me qëllim përmbushjen e disa nevojave parësore si veshmbathje e ushqim./Ora News/