VIDEO/ “Oj gocë s’kam ardhur në furgon”- Mark Marku përplaset me ish-ministren

VIDEO/ “Oj gocë s’kam ardhur në furgon”- Mark Marku përplaset me ish-ministren

348
0

Është shoqëruar me debate të ashpra mbledhja e Komisionit të Medias ku po diskutohen dy projektligjet e qeverisë për paktën anti-shpifje.

 

Gjatë kohës që po fliste pedagogu i gazetarisë, Mark Marku, ish-ministrja e Kulturës e ka kundërshtuar ç’ka ka shkaktuar reagimet në mbledhje.

 

Marku me tone të ashpra i ka kërkuar ish-ministres të tregojë kulturë dhe të respektojë personat e ftuar.

 

Por ministrja me ton të lartë i ka kërkuar disa herë të qetësohet, në të kundërt të largohen nga mbledhja. Kjo ka revoltuar Markun i cili ka thënë se parlamenti është shndërruar në një “furgon” që nuk dëgjon njeri. Debati me tone të larta shkaktoi largimin e ish-ministres nga salla: “Ruaj etiken, fjala ime e fundit”, tha Kumbaro.

Debati në Komisionin e Medias

 

Mark Marku:  Trego pak edukatë se je dhe pedagoge.

 

Mirela Kumbaro: Të lutëm zoti Marku trego etikë.

 

Mark Marku:  Oj gocë s’kam ardhur në furgon… Po deshe dëgjo, po deshe ik.

 

Mirela Kumbaro: Qetësohu zoti Marku…

 

Mark Marku:  Më duket vetja sikur jam në furgon, ne flasim ju bëni muhabet.  E keni bërë parlamentin si furgon dhe doni të na bëni ne ju..

 

Mirela Kumbaro: Qetësohu dhe ruaj etikën…

 

Mark Marku:  Për turp…

 

Mirela Kumbaro: Qetësohu dhe ruaj etikën…

Mark Marku: Mos më bërtit mua..

 

Fatjona Dhimitri: Vazhdoni zoti Marku..

 

Mark Marku:   Trego edukatë, edukatën e ke të detyruar.

 

Mirela Kumbaro: Qetësohu dhe ruaj etikën të lutem

 

Mark Marku: Po fole, unë do ngrihem dhe do i bëj thirrje dhe kolegëve të mijë të ikim..

 

Mirela Kumbaro: Mund të ikni, jeni të lirë ta bëni..

 

Fatjona Dhimitri: Mund të largoheni ju zonja Kumbaro s’ka përse të largohen të ftuarit.

 

Mark Marku: Po e bën këtë seancë sikur jemi në furgonin e linjës Tiranë-Vorë.

 

Mirela Kumbaro: Mungesë totale ektike. Ruaj etikën…

 

Mark Marku: Ju s’keni as etikë dhe as integritet. Jeni punëtor të një njeriu që thotë se do të shkelë lirinë e medias.

 

Sadi Vorpsi: Nuk jemi punëtor. Jeni dhe pedagog.

 

Mark Marku: Në auditor jam i nderuar të flas./Panorama./