VIDEO/ Noizy tregohet i dhunshëm ndaj fansit të tij

VIDEO/ Noizy tregohet i dhunshëm ndaj fansit të tij

432
0

ledri-dhe-noizyImazhi para kamerave është mjaft i rëndësishëm dhe VIP-at tanë mundohen të nxjerrin anën më të mirë të tyren.
Reperi Noizy njihet si një person i ndjeshëm, që shpesh viziton shtëpinë e fëmijës për të argëtuar sadopak fëmijët jetimë.

Megjithatë, duket se kjo video dëshmon të kundërtën, pasi ai nuk respekton as fansat e tij. Në një video të publikuar para pak ditësh, duken një grup të rinjsh të mbledhur pasi mbërrijnë disa makina, ku ndodhet Noizy me miqtë e tij. Fansat i afrohen dhe e përshëndesin, por duket se reperit i mbaron durimi shumë shpejt.

Në një çast, një i ri, fans i Noizyt i afrohet për të bërë një selfie. Teksa nxjerr celularin para, Noizy e shtyn fansin e tij dhe thotë: “Po ik er burr…”

Pamje këto që për fatin e keq të reperit janë filmuar nga të pranishmit në Gjirin e Lalzit./JOQ