Vizioni Juaj Informativ

Video/ Nga Italia në Vlorë jo vetëm për turizëm, momenti kur italini vjedh bizhutë në dyqan

Në pamje të parë gjithçka duket në rregull, klientë që hyjnë në dyqan dhe blejnë. Por nëse shihni më vëmendje videon, diçka nuk shkon; një prej djemëve vjedh dy byrzylkë. Ngjarja në fjalë është regjistruar në një dyqan në Vlorë.

Gazetari Enrik Meheti, i cili ka siguruar videon për ‘BalkanWeb’ mëson se hajduti është një italian, i cili kishte ardhur me pushime në Vlorë. Pasi shitësja i tregon disa bixhuteri, ai si me stil merr në dorën e mjatë dy byrzylykë dhe pasi del i fut ato me dorën e djathtë në xhep.

 

Pavarësisht këtij fakti, hajduti, që shoqërohej nga shoku i tij, (italian) harron diçka të rëndësishme, faktin se në dyqan ka kamera sigurie dhe se gjithçka është filmuar. Për më tepër shihni videon.