Video mesazhi i Ramës: S’është e pamundur të arrihet në kompromis me...

Video mesazhi i Ramës: S’është e pamundur të arrihet në kompromis me Francën. Çdo vendimmarrje nuk ka lidhje me Shqipërinë, por me reformimin e BE

324
0

Kryeministri Edi Rama ka dhene nje mesazh sot ne Facebook, para vendimit pe celjen e negociatave me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut nga BE. Kryeministri ne video mesazh thotë se nuk dihet se cfarë vendimi do të merret në mbledhjen e Këshillit Evropian më 18 tetor, por thotë se nuk është krejt e pamundur që Franca të pranojë një kompromis për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për tu integruar në Bashkimin Evropian. Rama tha se qëndrimi i Francës i shprehur hapur edhe nga presidenti Emanuel Macron nuk ka të bëjë me arritjet që ka bërë vendi ynë, por me qëndrimin e Parisit zyrtar për reformimin më parë të Bashkimit Evropian, në një kohë kur blloku po përballet me sfida të shumta, siç është Brexit dhe migracioni.

Nga ana tjeter, kryeministri thekson se pavarsisht se cfare vendos BE, ajo qe ka rendesi eshte se nuk do jete nje vendim qe tregon arritjet apo mosarritjet e Shqiperise e Maqedonise se Veriut. Vendimmarrja ka lidhje me ate qe duan apo nuk duan te bejne me reformimin e BE-se, vendet e BE-se, thekson Rama. (Ndiqni ne fund videomesazhin e plote)

 

“Gjermania që sot udhëheq frymën e PO-së ka zgjedhur qëndrim të ndryshëm nga vendet e BE-së, jo të parëndëisshme për të afruar Francën që janë në pozicion të pavavorshëm për Shqipërinë. Ende nuk kanë dalë në pozicion përfundimtar, nuk është krejt e pamundur të pranojnë kompromis. Emanuel Macron nuk ësht ëi gatshëm të shtyjë integrimin e Balkkanit Perëndimor, pa shtyrë më parë reformimin e BE-së. Kjo nuk ësht ënjë qsje kundër SHqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në vetvete. Asgjë nuk mund të mos përjashtohet deri në minutën e fundit, dhe askush nuk mund të harrojë sesa patate të nxehta janë në tryezë, siç është Brexit. Në atë Këshill vendimet merren me konsensus, mjafton një vend të thotë JO për të rrëzuar PO-në e të gjithë vendeve. Unë nuk e di si do të përfundojë kjo odise më 18 tetor. Vendimmmarrja e 18 tetorit nuk ka lidhje me cfar ëkemi bërë ne për të merituar PO-në.  Ne kemi arritur të bëjmë më shumë se detyrat e shtëpisë, se falë marrëdhënieve të forta të besimit që kemi krijuar, ja kemi dalë të kapërcejmë pengesën e lartë që u ngrit në Bundestag, nga janari deri në fund të qershorit. Falë mbështetjes së CDU-CSU-së Gjermania i tha PO Shqipërisë”, tha Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/372531203626311/?t=0