Video-ja që turpëroi këngëtarin, flet Noizy: Kam bërë 70 koncerte, kam ecur...

Video-ja që turpëroi këngëtarin, flet Noizy: Kam bërë 70 koncerte, kam ecur 500 km çdo ditë

1088
0

noizy-2

Në një video të publikuar para pak ditësh nga Jetaoshqef.al, duken një grup të rinjsh të mbledhur pasi mbërrijnë disa makina, ku ndodhet Noizy me miqtë e tij. Fansat i afrohen dhe e përshëndesin, por duket se reperit i mbaron durimi shumë shpejt. Në një çast, një i ri, fans i Noizyt i afrohet për të bërë një selfie. Teksa nxjerr celularin para, Noizy e shtyn fansin e tij dhe thotë: “Po ik er burr…”

Pamje këto që për fatin e keq të reperit janë filmuar nga të pranishmit në Gjirin e Lalzit.

Në lidhje me këtë ngjarje, Noizy ka folur sot tek “Zona e Lirë”, ku ka sqaruar incidentin, ai e ka pranuar shtyrjen e fansit duke e justifikuar me lodhjen.

“Askush nuk e kupton faktin që unë mund të kem bërë koncert deri në 6 të mëngjesit. Keqkuptime të vogla ndodhin, por njerëzit duhet ta kuptojnë që unë fle shumë pak orë gjumë, fle ditën deri në 14:00 apo 15:00 pasdite dhe në darkë jap maksimumin. 70 koncerte gjatë kësaj vere dhe mesatarja e rrugës që bëj çdo ditë është 500 km, kam shkuar në çdo vend ku ka shqiptarë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi”, ka thënë Noizy.

Ai ka folur edhe për debatin me Encën duke thënë se e ka zemër dhe se ajo është një kështjellë për të.

“Sot jemi me të fortë se kurrë, e adhuroj për vullnetin që ka, është e paparë, kam punuar me shumë artistë, por ajo është e paparë”. /Jetaoshqef.al/