Video e turpit/ Vëllai i policit: Jemi 300 burra që s’dalim nga...

Video e turpit/ Vëllai i policit: Jemi 300 burra që s’dalim nga shtëpia

595
0

Polici nga Malësia e Madhe, Berhan Bajrakurtaj duhet të presë edhe 30 ditë për të mësuar nëse do të dalë nga qelia, apo do të vazhdojë të qëndrojë në burg deri në mbyllje të hetimeve, lidhur me video-skandalin e publikuar në media, ku shfaqet duke kryer akte të turpshme.

 

Vëllai i tij tha për mediat se gjithçka është e stisur nga mediat, dhe se janë 300 burra të fisit që u vjen turp të dalin në rrugë për shkak të videos.

 

Çfarë ka ndodhur me vëllain tuaj?

 

Me të miturën nuk ka punë, në pastë punë ai nuk është vëllai jonë. Nuk është vëllai jonë po pat punë me të mitur. Por nuk ka, ato janë rrena të tana, skenarë tuajët, të mediave.

 

Pra ju mendoni se videoja është e stisur?

 

Videoja është e bërë, e manipuluar nga mediat, nga ju.

 

Kush mendoni se e ka bërë atë video?

 

Ndonjë dashamirësi si puna juaj, si ju se nuk keni drejtësi kurrkund. Si arrestohet njeriu pa fakte, pa prova, pa kurrgjë. Ju sheh Zoti të tanëve.

 

Gjithçka është e qëllimshme sipas jush?

 

Është e çuditshme, ne na ka rënë bombë. Ne s’kemi dalë jashtë, tash tre ditë. Jena 300 meshkuj që na vjen marre me dalë dhe në rrugë të madhe.

 

Mund ta kenë bërë me qëllim për ta dëmtuar?

 

E kanë bërë me qëllim nuk e dimë për ta dëmtuar se si u bë. Ne nuk i kemi gjë kujt borxh. Unë dal hapur, nëse vëllai jonë e ka bërë prapë atë punë, mos e mos e nxjerrtë kryet, s’na duhet ne gjë më. Por nuk e ka bërë, është manipulim mediash. Ta hiqni videon se keni përgjegjësi. U njefsha të mirën!