VIDEO/ Arratisja spektakolare nga Gjykata e Vlorës

VIDEO/ Arratisja spektakolare nga Gjykata e Vlorës

514
0

Kanë dalë pamjet e arratisjes nga Gjykata e Vlorës. Në videon më poshtë, marrë nga kamerat e sigurisë, shihet Mikel Kasa 29 vjeç që ia fut vrapit, ndërsa disa persona e ndjekin nga pas pa arritur ta ndalojnë. Mikel Kasa u arratis nga seanca gjyqësore, sapo u lexua vendimi që e dënoi atë me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar 29-vjeçari mori dënimin 3.4 vite. Sapo 29-vjeçari dëgjoi vendimin e gjykatës, ai hipi në njërën tavolinat dhe më pas është larguar nga korridori i katit të dytë të Gjykatës duke përfituar edhe nga mungesa e forcave të rendit. Siç duket edhe në pamje ai nuk ka patur pranga në duar.