Vettingu në polici, Pjerin Ndreu: Të përjashtohet Garda e Republikës

Vettingu në polici, Pjerin Ndreu: Të përjashtohet Garda e Republikës

384
0

Komisioni i Sigurisë është mbledhur sot për të shqyrtuar projektligjin për Vettingun në polici.

Gjatë fjalës së tij deputeti socialist Pjerin Ndreu është shprehur se Garda e Republikës duhet të përjashtohet nga Vettingu.

“Unë mendoj se Garda duhet të përjashtohet nga kjo skemë e vettingut. Garda ka një rol të shërbimeve statike kryesisht të personaliteteve të larta të shtetit dhe të homologëve që vijnë. Ndërsa policia ka tjetër pozicion dhe unë mendoj se duhet të ndahen”, tha Ndreu.

Në Komisionin e Sigurisë eshtë thirrur për të referuar edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.