Vetingu në polici, Lleshaj: Ja pse duhet ta bëjë SHÇBA

Vetingu në polici, Lleshaj: Ja pse duhet ta bëjë SHÇBA

436
0

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj foli në Komisionin e Sigurisë Kombëtare për procesin e vettingut në polici. Lleshaj tha se vettingun në polici i takon ta realizojë SHÇBA, e cila është direkt nën varësinë e Ministrisë së Brendshme. “Vetingun në polici i takon ta bëjë SHÇBA. Vettingu nuk është politik. Me gjithë respektin për presidentin dhe institucionin e Presidencës, po paragjykohet një institucion i rëndësishëm në vend siç është Ministria e Brendshme. MB është një institucion me rëndësi në vend, që bën më tepër sesa një proces vettingu.

 

Standardi nuk është prekur aspak. Gjithashtu, as pavarësia e vettingut nuk është prekur. Ligji është kalimtar, ndërsa vettingu bëhet në çdo kohë. Kjo sepse edhe një polic që e kalon vettingun, nesër mund të bëhet pjesë e skemave mafioze dhe mund të largohet më tej. Pretendimi se SHÇBA komprementohet është absurd. Çdo hyrje në polici do i nënshtrohet vettingut”, tha Lleshaj.

 

Ministri Sandër Lleshaj theksoi se nuk mundet që Presidenti të paragjykojë në këtë proces Ministrinë e Brendshme.