Vetëplagoset me armë gjahu, dyshimet e policisë

Vetëplagoset me armë gjahu, dyshimet e policisë

367
0

Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmë në Kamëz.

Policia njofton se një 50 vjeçar, është vetëplagosur me armë gjahu, por është ende e paqartë dinamika e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “2 Prilli” në Kamëz, rreth orës 22.30.

I vetëplagosuri i identifikuar me inicialet E.M. ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa ka dyshime se ngjarja mund të mos jetë aksidentale.