Vetëm një gol i duhet Messit për ta prekur këtë statistikë të...

Vetëm një gol i duhet Messit për ta prekur këtë statistikë të jashtëzakonshme

458
0

Edhe në moshën 31 vjeçare, Lionel Messi po vazhdon të tregoj se është më i miri në botë. Argjentinasi nuk po ndalet së shënuari për skuadrën e tij. Këtë gjë ai e bëri edhe dje në ndeshjen kundër Girona. Messi shënoi një gol të jashtëzakonshëm “lob” për t’i siguruar tri pikët skuadrës së tij. Kështu, ai ka prekur shifrën e 19 golave në La Liga këtë edicion, duke mbetur vetëm një gol larg statistikës fenomenale. Messi ka nevojë për vetëm një gol që të shënoj 20+ gola në 11 sezone radhazi. Ai ka shënuar mbi 20 gola qysh nga sezoni 2008/2009 kur realizoi 23 gola asokohe. Më poshtë, lajmi.net ua përcjell golat për sezon, në 11 sezonet e fundit nga Messi.

 

2008/09: 23

 

2009/10: 34

 

2010/11: 31

 

2011/12: 50

 

2012/13:46

 

2013/14: 28

 

2014/15: 43

 

2015/16: 26

 

2016/17: 37

 

2017/18: 34

 

2018/19: 19* /