Vetëdorëzohet ish-polici i Vlorës Renaldo Avduli. Fakte të pa publikuara më parë…

Vetëdorëzohet ish-polici i Vlorës Renaldo Avduli. Fakte të pa publikuara më parë…

430
0

Ish efektivi i policisë së Vlorës, Renaldo Avduli ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda kishte caktuar në vitin 2016 masën e sigurimit “Arrest me burg” është vetëdorëzuar këtë fundjave në Policinë e Vlorës. Ditën e Shtunë në datë 16.03.2019 rreth mesditës, ish-efektivi i policisë është paraqitur në komisariatin e Vlorës në praninë e avokatit të tij për tu përballur me akuzat e ngritura nga prokuroria. Pas rreth një viti hetimesh, në Nëntor të vitit 2017 Prokurorët e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Vladimir Mara dhe Ened Nakuçi kanë referuar çështjen penale që i përket të pandehurit Renaldo Avduli në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me tre akuza në ngarkim të tij “Kultivim i lëndëve narkotike në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

 

 

 

Në përfundim të gjykimit të seancës paraprake në Nëntor të vitit 2017, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda vlerësoi se i pandehuri Renaldo Avduli nuk ka patur komunikime dhe njohje me të pandehurit e tjerë përveç të pandehurit Taulant Haxhiraj duke dalë kështu nga elementi i parë i grupit të strukturuar, ai numerik i lidhjes prej jo më pak se tre personash në mënyrë të qëndrueshme.

 

Edhe sipas mbrojtjes së ish efektivit të policisë, në dosjen përkatëse nuk ka patur asnjë provë por vetëm indicje të cilat nëse do merreshin të mirëqëna i pandehuri do duhej të përgjigjej vetëm për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Në Prill të vitit 2018 Prokurorët e çeshtjes Vladimir Mara dhe Ened Nakuçi pas kryerjes së hetimeve shtesë nuk arritën të siguronin prova te mjaftueshme për të bindur gjykatën prandaj proçeduan me ndryshimin e akuzës për ish efektivin e policisë nga “Kultivim i lëndëve narkotike në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” në atë të “Shpërdorimit të detyrës”. Ish efektivi policisë së Vlorës është vetëdorëzuar këtë të Shtunë në komisariatin e Vlorës për tu përballur ne Gjykaten e Shkallës së Parë e rrethit Vlorë me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

A.A