Viti 2017 ishte shumë i suksesshëm për shkrimtaret në Britaninë e Madhe. Sipas analizës së tregut librar, kategoria e fiksionit dominohet nga gratë pasi në Top 10 gjendet vetëm një burrë, njofton Klan Kosova. Vendin e parë e zë Margaret Atwood, e cila u bë novelistja e vitit 2017 edhe për shkak të ekranizimit të suksesshëm veprës së saj The Handmaid’s Tale (Rrëfenja e shërbëtores). Elena Ferrante u gjend në vendin e pestë, Zadie Smith në të tetin, kurse Arundhati Roy në të dhjetin. Shkrimtari i vetëm burrë në këtë listë është Haruki Murakami, në vendin e gjashtë. Lista e plotë me numrin e ekzemplarëve të shitur dhe përfitimet financiare
- Margaret Atwood
Ekzemplarët e shitur: 394,459 copë
Shuma: 3,142,895 euro
- Sarah Perry
Ekzemplarët e shitur: 221,699 copë
Shuma: 1,837,785 euro
- Helen Dunmore
Ekzemplarët e shitur: 145,825 copë
Shuma: 1,275,829 euro
- Naomi Alderman
Ekzemplarët e shitur: 154,930 copë
Shuma: 1,222,437 euro
- Elena Ferrante
Ekzemplarët e shitur: 104,557 copë
Shuma: 1,184,874 euro
- Haruki Murakami
Ekzemplarët e shitur: 110,397 copë
Shuma: 1,165,113 euro
- Ali Smith
Ekzemplarët e shitur: 113,456 copë
Shuma: 1,165,039 euro
- Zadie Smith
Ekzemplarët e shitur: 135,544 copë
Shuma: 1,150,045 euro
- Maggie O’Farrell
Ekzemplarët e shitur: 139,854 copë
Shuma: 1,098,451 euro
- Arundhati Roy
Ekzemplarët e shitur: 72,999 copë
Shuma: 1,073,061 euro