Vendimet e Disiplinës(FSHF), Tirana shpëton me gjobë, Kukesit dhe Partizanit, i pezullohen...

Vendimet e Disiplinës(FSHF), Tirana shpëton me gjobë, Kukesit dhe Partizanit, i pezullohen lojtare

382
0

Komisioni i Disiplinës ka nxjerr vendimet për lojtarët e klubit të Partizanit dhe Kukësit që goditën njëri-tjetrin gjatë ndeshjes, vendim është marrë dhe për tifozerinë e klubit të Tiranës.

Për 2 javët e para të Kategorisë Superiore Komisioni i Disiplinës ka bërë publike dhe vendimet për lojtarët e ndëshkuar dhe skuadrat.

Janë pezulluar me dy ndeshje lojtarët Solomon dhe Bruno, për shkak të kartonave të kuq të marrë në ndeshjet e javës së parë.

Në ndeshjen Kuksi – Partizani sulmuesi Solomon ka goditur në kokë kundërshtarin, ndërsa dhe Bruno i është kundërpërgjigjur.

Për sjelljen e gabur të tifozerisë klubi i tiranës ka mundur t’ia hedh vetëm me një gjobë 50 mijë lekë të reja. Tifozët bardheblu hodhën në fushë shishe ndaj anësorit dhe futbollistëve të Teutës.