Vendi zien për ngërçin në Kushtetuese, Braçe zhvendos vëmendjen: KËRKESË të jashtëzakonshme...

Vendi zien për ngërçin në Kushtetuese, Braçe zhvendos vëmendjen: KËRKESË të jashtëzakonshme Metës

331
0

Ndërkohë që vendi po zien nga ngërçi i krijuar në Gjykatën Kushtetuese, zëvendës-kryeministri Erion Braçe e ka zhvendosur vëmendjen diku tjetër.

Braçe i bën një kërkesë të jashtëzakonshme presidentit Ilir Meta t’i japë titullin “Nderi i Kombit” të gjithë veteranëve të luftës antifashiste nacional-çlirimtare.

Sipas zv.kryeministrit, “Nderi i Kombit” janë shpallur shumë persona që nuk e meritojnë, prandaj mendon se veteranet e Luftës e meritojnë një titull të tillë.

Kerkesa e Braçes:

KERKESE E JASHTEZAKONSHME!

President,

a mundet qe dhe ju,

ne cilesine e detyres qe mbani,

te beni nje akt, te kryeni nje detyre dhe,

TE SHPALLNI “NDERI I KOMBIT”

VETERANET E LUFTES ANTIFASHISTE NACIONAL CLIRIMTARE?! Nuk u kam pare ne asnje prej aktiviteteve, konferencave,

festave te organizuara ne cdo qytet edhe ne ditet e clirimit te tyre (perjashtuar nje ceremoni te vetme, ate te 16 shtatorit dites se Konferences se Pezes). Une mendoj qe veteranet e Luftes e meritojne nje titull te tille!

Jane dekoruar shume e shume shtetas ne kete vend, i fundit edhe presidenti i UEFA-s!

Shumica e te dekoruarve ne periudha te erreta, as qe e kane merituar,

perkundrazi dekorata ka sherbyer si lavatrice per te lare e thare aktivitetin e tyre kriminal.

Tani eshte dita te nderojme #HERONJTEELUFTES!

Shpalli #NDERIIKOMBIT president!

zxdfcgh.png