Vëllai i Admir Muratajt tregon të pathënat për grabitësin e Rinasit: Ishte...

Vëllai i Admir Muratajt tregon të pathënat për grabitësin e Rinasit: Ishte mësues dhe iku në Greqi, punonte murator

688
0

Vëllai i Admir Muratajt, Cen Murataj ka dhënë sot një prononcim për mediat. Sipas tij vëllai i tij që është në burg, Aleksandër Murataj u arrestua dhe u mbajt në burg për të shkuar sipas tij tek Admiri.

“2 vjet po bën në burg, asnjë sqarim nga prokurorët e cështjes. Ka ngelë hetimi aty që askush nuk e beson që vëllai im është peng. E mbajtën peng për Adin dhe Adi vdiq”, tha ai, ndërsa ka shtuar se policia ka ushtruar kontrolle tek familja e tij në shkurt të vitit 2017.

Po ashtu Murajat ka treguar detaje nga jeta e vëllait të tij, Admiri se si braktisi profesionin e mësuesit dhe emigroi në Greqi.

Cen Murataj: Ka qenë dita e parë e kontrollit tim 14 shkurt 2017. Nuk mund ta imagjinoj edhe vetë se si mund ta kujtosh. Jemi munduar të mbajmë ritimin e qetësisë. Tek policia kam kërkuar sqarime që nga data po qe se ka një detaj që u shkon në mendje nuk dua asnjë lloj falje. Po pati ligje me varje i pari në Shqipëri duhet ta meritoj unë. Kam prit mga hetimet kanë hapur kasafortat kanë marrë një shumë 100 dollarë. Kemi shku vetë në polici për të dhënë sqarime edhe përfundimisht pas një kohe 1 muaj edhe u arrestua edhe vëllai tjetër Aleksandër Murataj, për këtë vilën këtu është kap pranë kësaj shtëpie me duar në xhepa duke pirë cigare me vëllain tim Admir Muarataj dhe policia ka ngritur akuzën ‘grabitjen me dhunë’, ‘armëmbajtje pa leje’. 2 vjet po bën në burg, asnjë sqarim nga prokurorët e cështjes. Ka ngelë hetimi aty që askush nuk e beson që vëllai im është peng. E mbajtën peng për Adin dhe Adi vdiq.

Kush ishte Admir Murataj na thatë s’e ka punuar mësues?

Është e vërtetë. Për mua është vëllai më i mirë që mund të jetë nga çështJa shpirtërore. Për mua nuk vjen më iku, historia do ngelet. Kurrë në jetën time nuk mund të bëhem më i mirë se Admiri.

Kishin dijeni mbi aktivitetin e tij, qarkullojnë lajme pafund. A kishit dijeni cfarë bënte?

Cen Murataj: Ne një informcion që kishim, ishte kur kemi marrë rrugën e emigracionit të gjthë bashkë. Unë i thasha vëllaçko si ka mundësi që je kaq punëtor. Iku nga mësues, mori nusen iku në Greqi. E kam gjetur me kushtet shtëpia zbuluar, pikonte çatia. I thoja ik nga Greqi të lutem. Admir Murataj të jeni të bindur ka filluar punë. Punonte murator. Ngaqë ishte shumë profesinist, mori një supermarket për mirëmbajtje. Pastaj cekuilibrimi unë kam qenë në Belgjikë dhe nuk e di si erdhën pasojat.