Veliu takon policët pas protestës, Lleshaj: Arma jonë është durimi

Veliu takon policët pas protestës, Lleshaj: Arma jonë është durimi

426
0

Protesta e opozitës zgjati më shumë se pesë orë, kohë gjatë të cilës nuk mungoi as dhuna. Siç u raportuar edhe në Opinion.al, disa qytetarë, gazetarë dhe efektivë të policisë morën ndihmën e parë mjekësore pas kontaktit me gazin lotsjellës. Pas përfundimit të protestës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka takuar efektivët që kanë qëndruar përpara kryeministrisë duke i falenderuar për gadishmërinë e tyre. Në fakt, gazi lotsjellës është hedhur disa herë nga Garda e Republikës me qëllim shpërndarjen e turmës, ndërsa policia u tregua shumë profesionale duke ruajtur gjakftohtësinë. Edhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar në Twitter, duke thënë se sot u bë dallimi mes dy palëve. “Sot ne bëmë dallimin e qartë mes atyre që protestave u përgjigjeshin me zjarrin e armëve luftarake dhe nesh, që armën tone kemi durimin e zjarrin tonë kemi përkushtimin për Shqipërinë europiane! Faleminderit nga zemra Policisë shqiptare. Super punë sot👍 #Mirënjohje”, shkrun Lleshaj.