Gjykata e Tiranës dënon për shpifje ish-deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi.
Trupa gjykuese vendosi se Vokshi duhet të paguajë një dëmshpërblim moral prej 1 milion lekësh ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili e kishte paditur lidhur me disa akuza të ngritura nga selia blu.
Raportohet se këto para do të shkojnë për “Fondin e Edukimit”, i cili është krijuar për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjutera apo materiale mësimore, me dëshpërblimet që Veliaj do të fitojë nga gjyqet.