Vdiq në një aksident me motor në mes të ditës, fjalët drithëruese...

Vdiq në një aksident me motor në mes të ditës, fjalët drithëruese që tha e dashura e Jetnisit

638
0

Pak ditë më parë, Jetnis Dollapi, 28 vjeç u përplas për vdekje në motorin e tij tek ish Klubi “Partizani” Tiranë. Vdekja e tij preku shumë artistë të estradës shqiptare, kryesisht Stresin, Jetnisi ishte një nga shokët më të mirë të tij. Fjalë prekëse u shkruajtën nga ai për vdekjen e mikut më të mirë.

Pak ditë pas vdekjes së tij e dashura e Jetnisit, Nertila Kapaj ka postuar një video të momenteve më të bukura të kaluara bashkë. “Mu thye zemra kur ike. Por ti nuk ike vetëm, një pjesë e imja erdhi me ty kur zoti vendosi të të merrte”, ka shkruar Nertila në videon e postuar bashkë me të dashurin e ndjerë.