Vdes në aksidentin e mistershën një nga gratë më të pasura në...

Vdes në aksidentin e mistershën një nga gratë më të pasura në Rusi, 600 milionë paund pasuri

469
0

55-vjeçarja Natalia Fileva humbi jetën dje në një aksident të mistershëm, pasi avioni i saj ra teksa po fluturonte për në Gjermani.

Featured image of article: Vdes në aksidentin e mistershën një nga gratë më të pasura në Rusi, 600 milionë paund pasuri Natalia Fileva 1 Prill, 2019 9:10 Përditësuar: 9:10

Rusi- Në një aksident ka humbur jetën një nga gratë më të pasura në Rusi. 55 -vjeçarja Natalia Fileva humbi jetën dje në një aksident të mistershëm, pasi avioni i saj ra teksa po fluturonte për në Gjermani. Raportohet se pasuria e Natalia Fileva kapte shifrat e 600 milionë paundve.

 

55 vjeçarja Natalia Fileva ishte në bordin e një avioni që u rrëzua në një fushë në afrimin në një aeroport të vogël pranë qytetit Egelsbach në jug-perëndim të Gjermanisë. Përplasja ndodhi rreth orës 03:30 me kohën lokale, sipas informacionit nga linja ajrore. Një tjetër pasagjer dhe piloti gjithashtu vdiqën në aksident.

 

Burimi: BBC