Vdes gruaja pasi u sulmua nga dy pitbullët e saj

Vdes gruaja pasi u sulmua nga dy pitbullët e saj

201
0

Policët kanë vrarë dy qen të cilët sulmuan pronaren e tyre të shtunën në mëngjes. Sipas departamentit të policisë në Irving, sulmi ndodhi rreth orës 11:45 në një spital të kafshëve. Dy pitbull të vegjël e kafshuan pronaren e tyre 33-vjeçare Johana Villafane, e cila po luante me ta. Të punësuarit e tjerë në spitalin e kafshëve e kuptuan se nuk e kishin parë Villafane për disa orë, kështu që ata shkuan për të kontrolluar. Ata panë se gruaja ishte mbuluar nga gjaku pas sulmit. Punëtorët thirrën policinë dhe kur efektvët arritën atje, ata thanë se qentë akoma po e sulmonin 33-vjeçaren. Policia nuk kishte mundësi të ndërhynte, ndaj qëlloi duke vrarë dy qentë. Villafane u dërgua në një spital lokal por u shpall e vdekur më vonë.