Vdekja e 35-vjeçares shtatzënë, ndalohen dy mjekë të “Koço Gliozhenit”

Vdekja e 35-vjeçares shtatzënë, ndalohen dy mjekë të “Koço Gliozhenit”

772
0

materniteti_2016_09_16_2323_1474061027-1

Dy mjekë të maternitetit Koço Gliozhenit në Tiranë janë ndaluar nga policia e kryeqytetit mbrëmjen e sotme lidhur me vdekjen e 35-vjeçares Aida Cakaj, në muajin e nëntë të shtatzënisë.

Mjekët e ndaluar janë Helidon Klosi dhe Dritan Decka. Ndalimi i tyre nga policia e Tiranës është bërë në kuadër të një urdhri të prokurorisë. Mjekët akuzohen për neglizhencë dhe mjekim të gabuar në rastin e trajtimit të Çajkut.

Ndërkohë, raportohet se infermierja Nazmie Ceni do të hetohet në gjendje të lirë, pasi është marrë në pyetje pasditen e sotme nga grupi hetimor.

Aida Çajka vdiq dje në maternitet së bashku me beben e palindur dhe la pas burrin dhe dy fëmijë minorenë.

Aida Çajka humbi jetën mëngjesin e djeshëm në sallën e operacionit, pasi mjekët e maternitetit “Koço Gliozhenit” e përcollën në gjendje të rënduar në spitalet e tjera të Tiranës gjatë orëve të natës për t’u vizituar, si në QSUT për kontrollin e zemrës dhe në Senatorim për mushkëritë. Rezultoi se 35-vjeçarja kishte pasur një çarje të shpretkës dhe sipas burimeve të brendshme nga materniteti, së paku jeta e saj do të kishte shpëtuar nëse do të ishte ndërhyrë në kohën e duhur dhe pa vonesa.

Ajo u përcoll sot për në varreza. Aida jetonte familjarisht në Itali dhe i shoqi është kthyer menjëherë dje sapo është njoftuar për fatkeqësinë. /Syri.net/