Vazhdon kultivimi i kanabisit në jug, policia asgjëson 150 rrënjë

Vazhdon kultivimi i kanabisit në jug, policia asgjëson 150 rrënjë

468
0

Policia e Vlorës të martën ka arrestuar dy persona në flagrancë dhe ka sekuestruar 150 rrënjë kanabis për t’i asgjësuar.

Dy personat e ndaluar janë B.M 59-vjeç dhe B.B 58-vjeç. Ata rezultojnë të jenë banues në fshatin Mekat të Njësisë Administrative Shushicë ku dhe kishin nisur kultivimin e lëndës narkotike.

Policia prej disa kohësh kishte rënë në gjurmë të aktivitetit të jashtëligjshëm dhe në sajë të kontrolleve të ushtruara finalizoi sot operacionin.

Tashmë dy të arrestuarit do të përballen me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike të kryer në bashkëpunim.